KreuCelebrity

Pasi konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë, Besi bën dedikimin më të ndjerë për Xhensilën

Lajmi kryesor i ditës së djeshme ishte konfirmimi i shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt. Për arsye të ndryshme, çifti konfirmoi lajmin që së shpejti do të bëheshin prindër nëpërmjet disa fotove të shumë të bukura të realizuara gjatë udhëtimit të tyre në Itali.

Ishte e njëjta foto, por me mbishkrime të ndryshe. “Kur jeten ta bekojn te mirat qe vijne, edhe mbi te gjitha ata qe ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit”, shkruante Besi. Ndërsa Xhensila, shkurt dhe qartë shkruajti: Kur dy, bëhen tre.


E ndërsa tani që nuk kanë më arsye ta fshehin, dedikimet e dashurisë nuk kanë të munguar. Besi ka postuar një tjetër foto, nga një tjetër këndvështrim me një dedikim shumë të bukur për bashkëshorten, nënën e fëmijës së tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF