KreuBusull

Shi, dëborë e përmbytje, rikthehet dimri këtë javë

Surprizat e motit nuk kanë të mbaruar. Java e kaluar u shoqërua me temperatuta të ngrohta dhe të gjithë menduam se avash-avash po vjen pranvera e filluam t’i gëzoheshim rrezeve të diellit. Por, për fat të keq, dimri nuk ka ikur ende. Këtë javë pritet të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave, e veç kësaj edhe reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat veriore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

Rënien e temperaturave e vumë re që ditën e sotme, ndërsa nesër pritet që temperraturat të arrijnë vlera akoma më të ulta. Temperaturat më të ulta do të shënojnë 4 gradë C, ndërsa ato të mesditës nuk do t’i kalojnë 18 gradët.

E sikur të mos mjaftonin këto, sipas Institutit të Gjeoshkencave, pritet që prurjet në lumenjtë Drin, Bunë e në liqenin e Shkodrës, t ëarrijnë nivele shumë të larta, duke risjellë rrezikun e përmbytjeve.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF