KreuFashion

Si të bëjmë një grim perfekt

Grimi ka një rëndësi shumë të madhe në jetën e një gruaje. Ai jo vetëm e ndihmon atë të duket më mirë, por i jep edhe besim e siguri në vetvete. Të vendosësh se si të grimohesh varet nga disa faktorë të ndryshëm dhe, zgjedhja e make up-it është e ndryshme në varësi të eventit ku do të shkosh, rrobave që do të veshësh, por edhe personalitetit të personit. Gjithësesi, përtej këtyre, ajo që nuk ndryshon është baza e një grimi të mirë, prandaj po ju japim disa këshilla.

Primer: nëse duam një rezultat perfekt, e mbi të gjitha një make up që zgjat, duhet të dimë se primeri është abetarja e kësaj pune. Ai jo vetëm që e bën lëkurën e fytyrës sonë uniforme, por edhe fikson tualetin që ne do të vendosim më pas.

Korrektori: menjëherë pas primer-it duhet të përdorim korrektorin për të korrigjuar imperfeksionet në lëkurë, të skuqurat, qarqet e errta etj. Sa i përket problemeve në fytyrë është më mirë të përdorni një korrektor në ngjyrë jeshile, ndërsa për qarqet e errta poshtë syve, merreni të verdhë dhe kini kujdes ta përdorni në masë të vogël atë.

Pudra: e mira është që pudrën ta merrni në të njëjtën ngjyrë me lëkurën tuaj. Ai duhet të aplikohet me një sfungjer apo furçë, duke filluar nga qendra e fytyrës dhe duke e shtrirë drejt kontureve.

Rouge: si një kontakt të fundit mund të përdorim një skuqje të lehtë në ngjyrë pjeshke, për t’i dhënë fytyrës më shumë freski.

Hightliter: nëse duam t’i japim një shkëlqim të lehtë fytyrës sonë, atëhere mund të përdorim hightliter në disa pika strategjike të fytyrës, përfshirë edhe mollzat. Për të dhënë efektin e duhur ai duhet përdorur n ëballë, hundë, mjekër dhe mollza.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF