Ami sapo e zbukuroi këtë fillim jave, ja foto e parë plot dashuri vetëm me vajzën! 0 1129

Ardhja në jetë e vajzës së Amit dhe Ermal Mamaqit pushtoi portalet ditët e fundit. Detajet që u zbuluan nuk ishin të pakta, ashtu sikurse Ermali nuk e kurseu foton e parë me të porsalindurën në krahë. Vogëlushja quhet Sia, një emër tejet i veçantë, të cilin Mamaqi e zbuloi zyrtarisht në ‘Në kuthin e Piter Pan’.

Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë…😍😍😍

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por, sot ka qenë rradha e Amit për të ndarë me ndjekësit një tjetër imazh. Duart e vogla të Sias, që kapin dy gishtat e së ëmës – kaq ka mjaftuar që Ami të silltë një fillim jave speciale. Jo vetëm kaq, pasi Toska mesa duket nuk e ka përmbajtur dot dashurinë për të bijën dhe gëzimin që më në fund pati mundësinë të jetë e ëma e një vajze. “Dorë për dore…dy shoqe…gjithë jetën! Sia ime”, ka shkruar ajo, duke i shtuar edhe më shumë ëmbëlsi postimit.

Dore per dore..2 shoqe …gjithe jeten! #siaime

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Duket se çifti po e shijon më së miri këtë periudhë kaq të veçantë, e me siguri kënaqësia shtohet dyfish kur mendon se po e përjetojnë për së dyti eksperiencën e prindërimit. Një super foto kjo e Amit!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *