KreuCelebrity

I njëjti tekst, e njëjta melodi! Këtë këngë të Ermalit, e kemi dëgjuar më herët nga Sabri Fejzullahu

Është një nga hitet e momentit. Bashkëpunimi i Ledri Vulajt dhe Ermal Fejzullahut me këngën ‘Fshatarja ime’ rezulotoi shumë i suksesshëm, edhe pse nuk kishim aspak dyshime për këtë për aq kohë se bëhet fjalë për këto dy këngëtarë.

Me një tekst shumë kuptimplotë, kënga është publikuar në Youtube, e pashoqëruar nga një videoklip, brenda 10 ditësh ka arritur të marrë  mbi 2 milion klikime.

“Ishim femijë të lindur në një stinë
Fshatarja ime, mike e rinisë
Jeta është grackë
Mjaltin e bën peliiiiiiiim
Mbesim veq se rob të dashurisë
As unazë as dasëm e flamur
Thëllënza ime ëndërr e pashpresë
Edhe pse kurr, ne nuk u prekëm kurr
Ne në shpirt lidhëm kuror e besë”, është një pjesë e tekstit.

Por a e keni ditur, (për ju që ndoshta jeni një brez më i ri), se kjo këngë është sjellë më herët nga babai i tij, Sabri Fejzullari. I njëjti tekst, e njëjta melodi, ndonëse Ermali e ka sjellë në një stil paksa më modern.

Ja kënga e Ermal Fejzullahut…

Ja kënga e Sabri Fejzullahut…

Nuk ka vend për krahasime apo jo? Është sjellë shumë bukur në të dyja rastet…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF