KreuCelebrity

Jonida dhe Armina na prezantuan atletet trend të sezonit

Të rehatshme, praktike, të lezetshme, duket se fiksimi i botës së modës ndaj atleteve nuk ka të sosur. Të kombinuara me xhinse, fustane, e me çdo lloj veshje tashme, i shohim ato gjithmonë në këmbët e fashonisteve.

E ndërsa dashuria për atletet vazhdon, dy fashonistet e njohura, Armina Mevlani dhe Jonida Maliqi sapo sollën trendin më të ri të tyre. Atletet të larta e me platformë nga pas, janë zgjedhja e tyre për momentin dhe me siguri do të fillojnë të preferohen edhe nga ne.

Mund të zgjedhini t’i kombinoni me një fund të gjatë e një bluzë sportive, si Jonida Maliqi, apo me xhinse si Armina, të dyje versionet duken mjaft të këndëshme. Gjithsesi, askush nuk tha që ju nuk mund të eksperimetoni për të gjetur, ndoshta, një kombinim edhe më të bukur, duhet vetëm pak imagjinatë dhe mirë se erdhe trendi më i ri i atleteve!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF