KreuCelebrity

Ju shqetësojnë rrudhat? Do të ndryshoni mendim pasi të dëgjoni Angelina Jolie duke folur për plakjen e saj

Nëse ka një gjë të cilës gratë i tremben më së shumti është plakja. Ndonëse e dimë shumë mirë se nuk do t’i shpëtrojmë dot, përpiqemi çdo ditë, që nëpërmjet trajtimeve e përkujdesit ndaj lëkurës, ta shtymë sa më shumë të mundemi atë. Por nuk e kishim menduar ndonjëherë ta shihnim atë në një këndvështrim tjetër, ashtu siç e sheh ylli i Hollywood, Angelina Jolie.

Ndonëse një ndër femrat më të bukura në botë, Në një intervistë për “InStyle”, ajo tha se plakja nuk e shqetëson aspak, përkundrazi. “Çdo herë që shoh në pasqyrë, kuptoj se dukem si nëna ime. Kjo më bën shumë të lumtur. Plakja ime nuk më mërzit, kjo më tregon se unë jam gjallë, po rritem dhe jam duke jetuar”.

Sa herë e kishim menduar edhe ne në kët mënyrë? Asnjëher! Po gjithsesi nuk është ende vonë dhe Angelina sapo na bëri më optimiste. Kujdesuni për veten pa diskutim, por shijoni edhe jetën duke mos mbetur peng i rrudhave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF