KreuFashion

Këmisha e bardhë, e preferuara e pranverës

Është një nga veshjet që nuk njeh stinë, mund të vishet në dimër, poshtë një pulovre, por kombinohet më lehtë gjatë sezonit të bukur , me funde me lule, pantallona të stampuara dhe veshje të tjera tipike pranverore; këmisha e bardhë konfirmohet veshja më demokratike e garderobës femërore, një nga veshjet kult nga e cila është e pamundur të lodhesh.

Nga modelet prej pambuku, të përshtatshme në të gjitha rastet, tek ato mëndafshi, perfekte edhe me veshje më formale; këmisha e bardhë, mund të kombinohet në shumë variante dhe nuk mund të mos gjejë hapësirë në garderobën tuaj edhe këtë sezon.

Por si ta vishni këtë pranverë?

Me një palë xhinse, me fund me gjatësi mesatare me lule, poshtë një pulovre, me pantallona me stampime shumëngjyrëshe ose pse jo, në mënyrë më moderne, poshtë një golfi një ngjyrësh, si tendencat e momentit ose si e pëlqejnë mbretëreshat e stilit të rrugës; ndihuni të lira të guxoni e të luani me veshjet!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF