KreuCelebrity

Kur ishte adoleshente, Bella Hadid ishte shumë e pasigurtë për këto dy tipare në fytyrën e saj

Bella Hadid, një nga fytyrat më të njohura në industrinë e modës, ka folur për herë të parë për pasiguritë që e kanë “pushtuar” atë gjatë periudhës së adoleshencës. 21-vjeçarja është shprehur se ndihej shumë e në siklet për shkak të vetullave të saj shumë të holla, por edhe faqeve të rrumbullakëta që ka pasur kur ishte 15 vjeç, të trashëguara nga babai i saj.


“Unë mendoj që kam pasur shumë pasiguri, ndoshta më shumë se çdokush tjetër. Vetullat e mia të holla dhe faqet e rrumbullakëta që i kam marrë nga babai  më bënin të ndihesha e pasigurt”, tregoi Bella.

Me kalimin e kohës, gjatë rritjes tiparet e saj të fytyrën ndryshuan, ndoshta dhe pak me ndihmën e kirurgjisë. Sot ajo është një ndër modelet më të kërkuara në botë edhe pse është vetëm 21-vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF