Revoltohet Ashley Graham: “Mos më thoni më që jam femër model!” 0 479

Në 2017, ajo u zgjodh si imazhi përfaqësues i pozitivitetit të trupit. Mbipeshë, me forma të kolme dhe tipare të ëmbla, Ashley Graham mësoi se figura e modeleve tipike prej ‘Victoria’s Secret’ nuk ishte ajo që lidhej kurdoherë me botën jashtë kopertinave të revistave. Njëkohësisht një ndër modelet më të paguara, Graham duket se ka hasur një problem së fundmi.

Origjinaliteti i saj ka shtyrë shumë ndjekës ta cilësojnë atë si ‘femër të vërtetë’. Një etiketim i tillë nuk i ka pëlqyër aspak Graham, e cila ka bërë një postim në Instagram lidhur me sqarimin e kësaj situate. Mbi një foto të vetën me bikini, ajo shkruan: “Jemi të gjitha femra të vërteta. Nuk e duroj dot kur lexoj komente të tipit: ‘Më në fund, një femër e vërtetë. Nuk ka rëndësi pesha, forma apo sasia e celulitit, pasi jemi të gjitha bashkë në këtë”, ka shkruar Ashley, duke u bërë kështu edhe më e adhuruar në sytë e publikut.

 

Fushata lidhur me pozitivitetin e trupit sa vje dhe bëhet me aktive, edhe pse modelet ‘perfekte’ të formave fizike vazhdojnë të mbizotërojnë ende në rrjetet sociale apo gjithçka tjetër vizive. Mbetet çështje zgjedhjesh…

Beach Please

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *