Sekreti anti-plakje i Kim? I thjeshtë, por dhe i kushtueshëm… 0 736

Kemi folur shumë herë për celulitin e Kim apo format e paruajtura fizike, por duhet ta pranojmë: për pak kohë, bashkëshortja e West merr masat për t’iu rikthyer statusit së femrës seksi. Edhe pse ndoshta nuj vërehet, Kim po afrohet gjithnjë e më shumë pranë të dyzetave.  Këtë herë, Kardashian është treguar e sinqertë lidhur me atë çka bën për ta mbajtur plakjen larg.

Nuk mund ta mohojmë se fillimisht duhen numëruar një sërë seancash lazer, palestër e dietash që fshihen pas imazhit të saj. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Në një intervistë për Elle, Kim është shprehur se preferon së shumti përdoimin e kremërave. Sipas saj, aroma nuk ka rëndësi kur vjen puna tek efekti i secilit produkt.

View this post on Instagram

I need a tan

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Kim ka zbuluar se sidomos kremërat anti-rudhë, nuk i aplikon vetëm në fytyrë, por edhë në krahë, këmbë dhe kudo tjetër nëpër trup. “E rëndësishme është që të kujdeseni në veçanti për qafën dhe gjoksin, pasi janë zona delikate”,  ka shtuar Kardashian. Duhet theksuar se një përdorim kaq i shpeshtë i kremërave anti-rudhë vjen me kostot e veta financiare, por nuk duhet harruar: po flasim për Kim!

View this post on Instagram

ねえ

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *