KreuCelebrity

Sondazh/ Dojna, Arjola, Nevina, Kiara apo Sara? Cila nga prezantueset e reja ju pëlqen më shumë?

Të reja, të bukura, të afta! Janë këto fytyrat e reja që kemi parë në ekranet shqiptare vitin e fundit.

Ndonëse të reja në moshë, Arjola Shehu, Nevina Shtylla, Eva Murati, Sara Kolami, Kiara Tito dhe Dojna Mema kanë sjellë një frymë ndryshe nga ajo çfarë kishim mësuar të shihnim deri më tani në television. Sara njihet për mënyrën e saj të folurit, paksa me theks grek, Arjola për lirshmërinë në ekran dhe rehatinë që u ofron të ftuarve në emisionin e saj. Nga ana tjetër, Nevina Shtylla dhe Eva Murati kanë fituar zemrën e shkuesve me ëmbëlsinë dhe paraqitjen shumë serioze dhe elegante njëkohësisht, Kiara me shkathësinë dhe bukurinë e ndërsa Dojna me stilin e unik në të veshur. Nuk përjashtohet fakti që të gjitha vajzat janë përveç se shumë të bukura, edhe shumë të afta në punën që bëjnë.

Por cila është moderatorja që ju pëlqen më shumë?? Revista BORDO ka hapur një sondazh, ku brenda 24 orëve do të mund të votoni për moderatoren tuaj të preferuar. Fituesja do të shpallet ditën e nesërme, pasi të ketë përfunduar votimi.

Nëse keni një të preferuar…votoni tani!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF