Vite më parë e me stil krejt ndryshe, Robert Aliaj e kujton të kaluarën me dy imazhe 0 289

Ndër artistët më të përfolur së fundmi, i cili spikat jo vetëm me krijimtarinë e tij, por edhe stilin unik. Vështirë të themi se kemi parë meshkuj në Shqipëri me kujdesin ndryshe për pamjen e jashtme, siç bën dhe Robert Aliaj. I veçuar si nga paraqitja, ashtu dhe nga qendrimet e tij lidhur me fenomene të ndryshme sociale apo artistike, Aliaj shpesh vihet nën shënjestër të akuzave bazuar mbi të kaluarën.

Shumica e njohin si këngëtarin e festivaleve para viteve ’90, periudhë kur kodi i veshjes nuk kishte aspak lidhje me atë çka jemi mësuar të shohim sot, sidomos nga Berti. Por, ky i fundit nuk e ka aspak problem të kujtojë të kaluarën, madje jo më larg se sot ai ka postuar në rrjetet sociale dy foto nga shumë vite më parë, ku shfaqet krejt ndryshe. Me flokët pak të gjata dhe veshje të zakonshme, nuk mund të themi se Aliaj ka ndryshuar shumë, kur vjen puna tek tiparet apo fiziku.

“Kur këndohej ‘Dashuria'”, ka shkruar ai në njërën prej fotove, duke sjellë një version unik të së shkuarës nëpërmjet këtyre kujtimeve. Pothuajse njësoj Roberti, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *