KreuCelebrity

‘Xheloz’ i Elvanës version remiks nga ‘Portokalli’, ja si reagon këngëtarja!

Koncerti recital i Elvana Gjatës solli dhe publikimin e këngëve të reja, të krijuara enkas për albumin e saj të tretë. Me tekstet e shkruara nga vetë ajo dhe kompozime të Pirro Çakos, për një kohë të shkurtër këngët i pamë të publikuara pothuajse kudo në internet. Një ndër ato që u shndërrua menjëherë në hit ishte ‘Xheloz’, versioni remiks i të cilit ka ardhur këtë të diel nga stafi i ‘Portokalli’.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Spektakli i humorit shpesh përdor muzikë këngësh të ndryshme, për t’i bashkangjitur tekste humoristike. Të njejtën gjë kanë bërë dhe me hitin e Elvanës, por si e ka pritur kjo e fundit? Gjata e ka postuar videon në Instagram, duke shkruar poshtë: “E dashuroj këtë remiks”. Shkrimin e ka shoqëruar edhe me ikonat e të qeshurës, duke shprehur kështu suportin e saj ndaj kësaj ideje të ‘Portokalli’.

https://www.instagram.com/p/BgjkF_LlDg3/

Parë nga konteksti politik, teksti i spektaklit të humorit është shumë larg versionit origjinaln por kjo nuk e ka shqetësuar aspak Elvanën. Ndoshta, fansat e ‘Portokalli’ do t’ju mbetet në mendje ky remiks për një kohë të gjatë…

https://www.instagram.com/p/BgV0Ovil1Kl/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF