KreuCelebrity

Gara e fortë mes vajzave, ja cila u votua si moderatorja e re më e pëlqyer

Ky sezon ka sjellë në ekranet shqiptare shumë figura të reja televizive që kanë sjellë tek publiku një frymë të re, ndryshe nga ajo që ishim mësuar të shohim deri më tani.

Revista BORDO hapi dje një sondazh ku ftoi të gjithë lexuesit të votojnë se cila nga moderatoret e reja u pëlqen më shumë. Në “garë” ishin Dojna Mema, Arjola Shehu, Eva Murati, Kiara Tito, Nevina Shtylla dhe Sara Kolami. Sondazhi ka zgjatur 24 orë dhe ka pasur një numër të madh qytetarësh që kanë votuar për të preferuarën e tyre.

Sipas votave të lexuesve të Revistës, fituese është shpallur Eva Murati, e cila ka arritur të marrë 38% të votave. Në vendin e dytë, renditet Kiara Tito me 20% të votave dhe në vendin e tretë Nevina Shtylla, 17%. Me një diferencë shumë të vogël votash, vetëm 1% është renditur në vendin e katërt Dojna Mema, e ndjekur nga Sara Kolami e ndërsa në vendin e funit renditet Arjola Shehu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF