KreuCelebrity

Gëzimi i dytë në familjen Mamaqi, Ermal feston ditëlindjen

Vetëm pak ditë më parë, familja Mamaqi u lumtura nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre Sia, ndërsa sot janë gati për të festuar nga një tjetër gëzim. Ermal Mamaqi mbushi sot plot 36-vjeç. “Me miq të mirë çdo vit do bëhem më i mirë.

Pini ça të doni sot,vëreni te llogaria ime. Ju falenderoj për çdo urim,duartrokitje dhe të qeshur që më jepni çdo vit… Ju përqafoj.”, shkruan moderatori në një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram. E mes urimeve të shumta, një urim mjaft special Ermali e ka marrë nga vëllai i tij, Ermiri. “Vëllezër përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im”- ka shkruar Ermiri bashkangjitur fotos me Ermalin.

E me sa duket 21 marsi qenka dita e lindjes së njerëzve të suksesshëm, pasi, veç Ermal edhe Vera Grabocka ka festuar ditën e lindjes. Dhe nuk kishte si të mungonte edhe urimi i tij. ‘Sot rastësisht njerzit janë aty ku janë…Eh sa me fat jemi ne të 21Marsit. Happy Birthday’ shkruan Ermali në urimin dedikuar Vera Grabockës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF