KreuCelebrity

Kim Kardashian, një mesazh për të gjitha nënat: Është e rëndësishme, edhe pse motrat e quajnë çmenduri

Mund të kemi dëgjuar shpesh herë shumë gra që pasi bëhen nëna, nuk kujdesen më për veten e tyre, por e gjithë vëmendjen ia dedikojnë fëmijës.

Sigurisht në pamje të parë mund të duket diçka shumë e bukur dhe patjetër që fëmija është më i rëndësishmi, por kujdesi për veten nuk duhet të kënë kurrsesi pas dore. Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me faktin se mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj me partnerin apo me njërëzit përreth, por se pasojat e saj do të ndjehen me kohën, për të cilën është e pamundur të mos pendohemi.

Kim Kardashian, është nënë e tre fëmijve; djali i vogël ka shumë pak javë që ka lindur, e pavarësisht kësaj, ajo nuk rresht së kujdesuri për veten dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo është përpjekur që të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishim për çdo nënë.

“Ashtu si dhe herën e kaluar unë bëra këtë maskë në orën 10:00 të mbrëmjes. Vura fëmijët në gjumë dhe nisa të kujdesem për veten. Kam me të vërtetë nevojë për këtë maskë edhe pse e di që do të shkoj në krevat në mesnatë. Edhe pse motrat e mia mendojnë që unë jam e çmendur sepse bëj diçka që shumica nuk e bëjnë apo sepse zgjohem në 05:00 të mëngjesit bëj stërvitjen përpara se fëmijët të zgjohem. Axhenda ime është shumë e ngjeshur, por unë e kam ende prioritet të kujdesem për veten time”, shkruan ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF