KreuCelebrity

Shpat Kasapi një koment plot ironi për Afërdita Dreshajn, a do reagojë vallë ajo?

Kanë kaluar shumë kohë, konkretisht 5 vite,  që nga ndarja e Afërdita Dreshaj nga Shpat Kasapi, por duket se ky i fundit nuk ka mundur ta këpërdijë dot këtë fakt.

Të shtunën e ardhshme e ftuar në ‘Xing me Ermalin’ do të jetë modelja Xhesika Berberi, një prej mikeshave më të ngushta me Afërditën. Ashtu siç e ka bërë tahmë si praktikë pune, Ermali fton të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale të bëjnë pyetjet e tyre, dhe më të mirat do të përzgjidhen dhe do të lexohen në emision. Mes dhjetëra komenteve që kanë mbërritur në postimin e tij, mundëm të shquanim komentin ironik të Shpat Kasapit.

“Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”

Afërdita Dreshaj do të martohet në qershor të këtij viti me sportistin çek Jakub Kindl, e ndërsa për Shpat Kasapin nuk kemi mësuar ende diçka të re nga jeta e tij private. Është përfolur se ai ishte në një lidhje, e cila mori fund për shkak të dhunës së ushtruar nga ana e tij…A do ketë një reagim nga Afërdita vallë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF