KreuCelebrity

Lori Hoxha sapo na tregoi cili do të jetë trendi i pantallonave për këtë pranverë

Ndoshta mund t’i keni parë në fillim dhe të keni thënë me vete ‘unë nuk i vesh kurrë një palë të tilla’, por mesa duket ka ardhur koha të ndryshojmë mendim. Pantallonat Bermuda ishin shumë në modë vitin e kaluar, por vijojnë të jenë sërish edhe këtë vit. Në një kohë kur nuk jeni të bindur se çfar duhet të vishni, sepse nuk është as ftohtë dhe as nxehtë, ne ju sugjerojmë pikërisht këtë stil të pantallonave.

Po si t’i kombinoni? Lori Hoxha ua tregon më së miri. Fashionistja shqiptare ndodhet në Paris dhe nuk ka nguruar që të ndajë me ne disa foto, ku si gjithmonë spikat me stilin e saj të të veshurit. Ajo ka kombinuar pantallonat Bermuda me një xhaketë sa serioze, po aq dhe seksi dhe me një palë sandale shumë klasike.

Përse quhen pantallonat “Bermuda”?
Quhen kështu për shkak të popullaritetit që ka pasur në Bermuda, një territor përtej detit në Britani, ku ndodhet i famshmi trekëndëshi i Bermudës. Këto pantallona konsiderohen si veshje të përshtatshme për në përditshmëri, mbrëmje, zyrë: sigurisht në varësi të materialit të tyre. Janë lehtësisht të kombinueshme dhe mbi të gjitha mjaft të rehatshme. Ajo që është më e rëndësishmja është se ju tregojnë gjithmonë mjaft elegante si dhe ju nxjerrin në pah format trupore.

Si mendoni? Do guxonit?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF