KreuCelebrity

Një dedikim plot dashuri, Klea së shpejti me këngë kushtuar Elgitit!

E kemi mësuar që çifti po punojnë së bashku për projekte të reja muzikore. Ishte vetë Klea ajo që postoi para pak kohësh në Instagram: “Nga K në A…kënga e re”, duke lënë të kuptohej se shumë shpejt do të dëgjojmë më shumë prej saj. Kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi ditën e sotme, Chaud Patate në NRG Radio zbuloi edhe më tepër nga planet e Hutës.

https://www.instagram.com/p/BgUYS1pF8_o/

Sipas tyre, Klea po punon për plot katër projekte. Dy nga këngët mësohet se do të jenë bashkëpunim me një reper kosovar, ndërsa një tjetër me një DJ të njohur shqiptar. Por, surpriza mbetet për në fund. Sipas burimeve pranë Chaud Patate, kënga e katërt do t’i dedikohet Elgitit, ndërsa ky i fundit do të jetë producenti i këtij prodhimi.

https://www.instagram.com/p/BddEPj4lZgh/

Dashurisë së tyre duket se Klea ka vendosur t’i kushtojë një krijim unik, ndërsa po presim deri në publikimin e këngës. Gjest romantik nga ana e Hutës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF