KreuCelebrity

Një foto e Leos siç e meriton, vogëlushi i Ferragni-t dhe Fedez i preferuari i momentit!

Sa shumë e pritën Leon fansat e çiftit më në zë italian. Chiara u kujdes të tregonte detaje nga pritja e saj e ëmbël, madje u tregua aq e kujdesshme, saqë ndau me ndjekësit emrat e aplikacioneve të shtatzënisë që ndiqte. Më 19 mars, pikërisht në ditën e baballarëve, Leo erdhi në jetë në një klinikë në Los Anxhelos.

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Që nga ajo ditë, Fedez duket se nuk e ndan të voglin nga krahët. Çifti duket shumë i emocionuar për këtë eksperiencë të re, ashtu sikurse Chiara ka ndarë një moment emocionues, ku shihet me lot në sy përkrah partnerit. Ferragni nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka publikuar foton e plotë të djalit.

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

“Leoncino i ditës”, ka shkruar blogerja poshtë imazhit të vogëlushit. Leo shihet duke kapur gishtin e Fedez, një gjest tipik prej të sapolindurish. Kaq ka mjaftuar që i vogli i çiftit të kthehet në qendrën e vëmendjes së momentit, njësoj si prindërit e tij. Një super-foto!

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF