Merrni një patate dhe një karrotë nga frigoriferi.
Nuk do ju sjellin një recetë se sit ë bëni një supë të shijshme, por një maskë për fytyrën. Grini në rende pataten dhe karrotën. Më pas shtoni 2 lugë çaji ujë trëndalifi dhe përzijini mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni atë në formën e një masazhi në fytyrë dhe qafë. Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën si normalisht.
Sa shpesh?
Ju mund ta aplikoni këtë maskë çdo ditë.
Pse është e nevojshme?
Kjo maskë përmban vitaminë A që ndihmojnë në eleminimin e rrudhave, shkëlqimin e lëkurës, zhdukjen e qelizave të vdekura.