KreuStil Jetese

Tendenca e bizhuterive këtë pranverë? Mini-bletëzat e arta ose të argjendta!

E kemi thënë shumë herë që pranvera këtë vit vjen ndryshe. Tendencat e fundit na kanë surprizuar shumë, e duket se çdo herë dëgjojmë për të tjera risi. I kushtohemi bizhuterive, pasi ky sezon i dhuron të gjithë meritën e nevojshme, për t’u vënë në qendër të vëmendjes.

Mos u habisni nëse shihni kudo varëse, byzylykë apo unaza në formë bletësh. Për ta bërë këtë tendencë edhe më interesante, aksesorëve i janë shtuar edhe copëza hojëzash si detaje. Të arta ose të argjendta, bizhuteritë do t’ju sjellin pranverën në formën më unike, për ta bërë 2018 sa më interesante.

Emra të njohur të modës e kanë personalizuar këtë tendencë sipas mënyrës së tyre, duke dhuruar disa nga sugjerimet më të mira për ditët me diell që priten të vijnë. Ja disa prej tyre!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF