KreuFashion

Vetëm 10 minuta dhe jo më shumë! Plotësojani dëshirën fytyrës dhe bëni këtë maskë

E keni pyetur ndonjëherë veten si të kujdeseni për fytyrën pa shpenzuar shumë para dhe për një kohë shumë të shkurtër?

Ua themi ne. Ju nevojitet pak aloe vera dhe lëngë limoni. Në një tas të vogël miksoni këto dy produkte me njëra-tjetrën derisa të krijohet një masë homogjene. Masën e krijuar aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi dhe lëreni në fytyrë për 10 minuta. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë dhe thajeni mirë me peshqir.

Sa shpesh?
Ju mund ta aplikoni këtë maskë çdo ditë.

Pse funksionon kjo?
Kjo maskë është shëruese dhe rinovuese. Ajo parandalon dëmtimin e kolagjenit dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF