KreuCelebrity

Ami më nostalgjike se kurrë, kujton një nga momentet më të bukura të karrierës!

E shohim prej vitesh në ekran, e përpos kësaj, tashmë të gjithë e njohin edhe si sipërmarrëse prej më shumë se një dekade. Për Amin u fol shumë që nga ardhja në jetë e Sias, ndërsa sot vetë ajo është ndjerë nostalgjike për një nga momentet më kulminante të karrierës televizive. E mbani mend Amin në rolin e prezantueses?

Nuk ka kaluar shumë kohë, por ndoshta disa prej jush e kishit harruar Toskën si drejtuese të ‘Dancing With The Stars Albania’. Duke qenë se jo vetëm konkurrentët, por edhe publikun e kanë mbërthyer ethet e garës, Ami ka kujtuar disa nga momentet më të veçanta për të gjatë edicioneve të kaluara. Ajo ka postuar tetë foto nga prapaskenat, duke i bashkangjitur edhe një dedikim për stafin në tërësi. “Formati im i preferuar! Jam e sigurt që ky sezon do jetë vërtetë ‘All Stars'”, ka shkruar ndër të tjera Toska, për të shtuar më tej: “Kaq foto gjeta në celular për momentin”.

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Rikthimi i këtij formati në ekran bëri edhe më shumë jehonë nëpër portale, teksa është premtuar një edicion krejt ndryshe nga më parë. ‘Dancing With The Stars’ do të nisë transmetimin mbrëmjen e sotshme, në ekranin e Vizion Plus.

https://www.instagram.com/p/Bgq3GHcg8mb/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF