KreuCelebrity

Ftesa e dasmës së Kate nuk ishte e njëjtë me atë të Meghan: Katër ndryshimet e mëdha mes tyre

Vetëm 58 ditë na ndajnë nga dasma mbretërore dhe Kensington Palace bëri publike ftesat, të cilat ishin po aq të mrekullueshme sa i prisnim. Ftesat janë punuara nga Barnard dhe Westwood, një bashkëpunim që ka nisur me familjen mbretërore që nga viti 1985 dhe  janë të përbëra nga tre ngjyra, e bardha, e zeza dhe ari.

Megithatë, ashtu sikurse në të gjitha rastet e tjera, krahasimi me dasmën e Princ William dhe Kate është i pamundur. Ftesat e dy çifteve mbretërore kanë disa ndryshime në përmbajtjen e tyre.

Nusja
Në ftesën e William dhe Katë, i janë referuar dukeshës së ardhshme së Cambridge si “Zonjushë Catherine Middleton ndërsa Markle “Zonja Meghan Markle”. Kjo sepse Meghan ka qenë e martuar një herë dhe më pas e divorcuar.

Kodi i veshjes
Megjithëse martesa e princit Harry dhe Meghan Markle do të jetë më e vogël në përmasa krahasuar me princ William dhe Kate, nga 1900 të ftuar, do të jenë 800, kodi i veshjes do të jetë i njëjtë. Por Harry dhe Meghan, ndryshe nga Kate dhe William, bënë pjesë të kodit, edhe gratë duke ua bërë me “detyrim” kapelen.

Kthimi i përgjigjes
Të dyja ftesat kërkojnë që të konfirmojnë pjesëmarrjen, por ndryshe nga Kate dhe William, Meghan dhe Harry kanë lejuar që përgjigjja të dërgohet jo vetëm në Zyrën e Dhomës së Lordëve, por edhe nëpërmjet e mail-it.


Shkrimi në ftesë

Ftesat ishin shumë të ngjashme me njëra-tjetrën në pamje, por Meghan preferoi që ta personalizonte më tepër atë, duke përzgjedhur një shkrim ndryshe, më të zbukuruar se Kate.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF