KreuCelebrity

Harrojeni Klan, Fevziu në Top Channel për një emision të veçantë!

Klan dhe Top Channel ose ndryshe dy televizionet konkurrente më të mëdhenj në vend. ‘Lufta’ mes stafeve duket si një betejë që mbetet gjithnjë e hapur, për aq kohë sa çdo fillim sezoni dëgjojmë shpesh për lëvizje sa në një ekran, në tjetrin. Këtë herë, ka qenë Blendi Fevziu ai që i është drejtuar dyerve të Top-it, për një qellim të veçantë.

E shtuna mbrëma gjen në ekranin e Top Channel spektaklin ‘Dua të të bëj të lumtur’, pjesë e së cilit bëhen edhe personazhe të njohur. Drejtuesi i ‘Opinion’ do të jetë i pranishëm për të prekur një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë, siç është dhe problematika e minatorëve që duket se janë lënë disi në harresë. “Një histori që vjen nga thellësitë e minierës së Bulqizës. Një rrëfim sakrificash, vuajtjesh, përkushtimi, por edhe dashurie. Nesër në ‘Dua të të bëj të lumtur’ me Arbana Osmanin”, ka shkruar Fevziu poshtë fotos ku shihet krah moderatores.

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Së fundmi e kemi parë që televizionet nuk e kanë patur problem të kenë të ftuar figurat imazh nga konkurrentët, e mesa duket edhe vetë Blendi nuk e ka patur problem të pranojë ftesën në një format të tillë. Detajet mbeten për t’u zbuluar nesër.

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur.tch)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF