KreuCelebrity

Ledioni me emocionet e netëve ‘live’, Sara dhe London i urojnë fat në këtë mënyrë!

Mbrëmja e sotme ka shënuar fillimin e netëve ‘live’ për ‘The Voice Kids Albania’. Një fillim i tillë ka angazhuar një pjesë të madhe të stafit të Top Channel, e prej ditësh kemi parë spote të ndryshme në rrjetet sociale, të publikuara duke filluar nga Ledioni, e deri tek Lori. Transmetimi në kohë reale po vazhdon ende, ndërsa dy nga fansat më të mëdhenj të Liços po e ndjekin nëpërmjet ekranit të televizorit.

https://www.instagram.com/p/BgoPG7tl8fi/

Sara ka postuar dy foto, në një prej të cilave shihet dhe London i fokusuar duke parë formatin. ‘Je ëngjëll, ti je drita ime’, ka shkruar Sara sipër imazhit, ndërsa në foton tjetër shihet Ledioni duke prezantuar. ‘Nuk po e kërkoja dashurinë, deri sa të gjeta’, ka qenë fraza shoqëruese këtë herë, që korrespondon edhe me vargun e një kënge të famshme.

Ka qenë kjo mënyra e Sarës për t’i uruar fat Ledionit, e duke marrë parasysh që dhe London po e ndjek të atin, me siguri Liço do ta shijojë më së miri eksperiencën e ‘The Voice’ deri në përfundim të këtij edicioni. Një nisje vërtetë e mbarë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF