KreuKuzhine

Makarona me vezë, për një vakt të shpejt dhe të shijshëm

Nëse nuk e keni menduar ende se çfarë do gatuani për drekë, atëherë ne kemi një sugjerim: makarona me vezë. Shumë të thjeshta për t’u gatuar dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë para.

Për përgatitjen e kësaj recete, ju nevojiten: 400 gr makarona, 5 vezë, 3 qepë, 100 gr djathë kaçkavall, speca të grirë jo pikantë, vaj, piper dhe kripë.

Procesi: Zieni makaronat, si normalisht. Pasi t’i keni kulluar në enën e posaçme, hidhni pak vaj sipër dhe përzijini mirë. Më pas shtoni vezët e rrahura, piperin, djathin kaçkavall. Në fund shtoni qepën e skuqur, specat e grirë dhe hidhni pak vaj dhe përzieni, lërini deri sa të skuqen vezët dhe ‘ju bëftë mirë’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF