KreuCelebrity

Me xhinse të ngushta gjatë shtatzënisë? Kate Middleton jep sugjerimin më të mirë

Merret si shembull për veshjen dhe pothuajse gjithmonë përflitet për zgjedhjet e saj. Kate Middleton nuk lë rast pa tërhequr vëmendjen, e shumë herë e kemi parë t’i drejtohet klasikes. Në daljen e fundit publike, Kate është parë ndryshe nga e zakonshmja, edhe pse pritjes së  ëmbël po i vjen fundi.

Dukesha e Kembrixhit pritet të sjellë në jetë fëmijën e tretë në fillim të prillit, çka do të thotë se është aktualisht në muajin e nëntë të shtatzënisë. Kjo nuk e ka penguar Middleton të zgjedhi një palë xhinse të ngushta, taka të zeza dhe bluze të gjerë për të shoqëruar William gjatë takimit me basketbollistët me aftësi të kufizuara. Kate dëshmoi se pak sportivitet gjatë pritjes së ëmbël jo vetëm që është mëse i pranueshëm, por mund të krijojë gjithashtu një paraqitje unike gjatë muajve më të dashur për nënat e reja, dhe jo vetëm.

Ndonëse disi problematike gjatë tre mujorit të parë, Middleton duket se e ka kaluar me lehtësi periudhën e fundit të shtatzënisë. Angazhimi i saj në evente të ndryshme e ka vërtetuar këtë, ndërsa fansat e pallatit mbretëror po presin me padurim lindjen e fëmijës së tretë. Si ju duket kjo paraqitje e Kate?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF