KreuFashion

Ndiq ritmin e hënës dhe do të jeni më të bukura!

Hëna ka një ndikim të madh në shuam fenomene tokësore, e më të njohura janë baticat dhe zbaticat, por sateliti ynë ka një efekt shumë të rëndësishëm edhe në organizmin tonë, e sidomos në atë të femrës. Energjia e Hënës ndikon në cilësinë e gjumit, efektivitetin e shumë trajtimeve të bukurisë, si për shembull prerja e flokëve në ciklin më të përshtashëm të hënës ndihmon në forcimin e tyre dhe për t’i pasur ato më të shëndetshme e më të bukura.

Hëna në rritje

Ky është momenti i rritjes dhe rigjenerimit. Është faza e projekteve, ndërtimit dhe akumulimit të energjisë. Gjithçka që bëhet për formimin e trupit dhe organeve të tij ka efektin më të madh. Por për fat të keq është edhe momenti kur mund të shëndosheni edhe nëse hani si zakonisht. Në fakt ky është momenti që duhet ti nënshtroheni trajtimeve të bukurisë, si maskat, kremrat ushqyes për fytyrën dhe trupin si dhe masazhet. Flokët që priten në këtë periudhë rriten më shpejtë.

Hëna e plotë

Në hënën e plotë, por dhe në ditën para dhe pas saj, ndikimi mund të manifestohet nën formën e pagjumësisë, acarimit, dhe mungesës së përqendrimit. Ky është momenti ideal për të shkuar në parukeri, të lyeni flokët.

Hëna në zvogëlim

Në 14 ditë që ylli i Tokës humb çdo mbrëmje nga pak nga sipërfaqja e saj e shndritshme dhe e dukshme në qiell, favorizon pastrimin, ndihmon për tu forcuar dhe për të shpenzuar energjinë. Në këtë fazë është më e lehtë për të humbur peshë dhe të luftoni celulitin, por dhe ti ushtroheni aktiviteteve që zakonisht janë të lodhshme, si pastrimi i shtëpisë, rrobave, që arrijnë tu lodhin më pak. Për më tepër ata që do i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale do të ketë më pak gjakderdhje dhe një shenjë që do të mbyllet më shpejt se plagët.

Hëna e re

Dita e Hënës së Re, por edhe ajo para dhe pas, janë momenti kur fuqia e pastrimit të satelitit është në maksimumin e tij. Është momenti perfekt për një detoks dhe ndjekja e një ushqyerje me perime e fruta të freskëta, lëngje frutash, oriz të bardh, çaj, supe me perime dhe ujë pafundësisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF