Zaimina Vsajari flet për herë të parë për ndjesinë e të bërit nënë

Disa javë më prë, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin, ajo ka treguar për jetën e saj të re dhe ndjesinë e të qenit nënë. “Është kënaqësia më e bukur në jetë që mund t’i ndodhi një femre”, tha Zaimina e emocionuar.

Këngëtarja shtoi ndër të tjera se ardhja në jetë e Klohe nuk ishte e planifikuar, por ishe një dhuratë shumë e bukur që i erdhi për ditëlindje. “Ditën e ditëlindjes sime kam marrë vesh që jam shtatzënë dhe ditën e ditëlindjes së Klodit i kemi dëgjuar rrahjet e zemrës për herë të parë.  Fillimisht kisha shumë gjumë, isha e këputur, dyshova për shtatzëni. Bëra 10 teste dhe më dolën negativë. Shkova të bëja analizat se mendova se diçka nuk shkonte mirë me trupin tim dhe aty mora vesh që isha shtatzënë”, tregoi Zaimina.

Ajo ka folur edhe për marrëdhënien e saj me partnerin saj, Klodin ku tha se, në fakt, ata nuk kanë së bashku aq vite sa thuhet nëpër media. “Çfarë nuk kam dëgjuar kur bëjnë përshkrimin e historisë sime me Klodin. ‘Lidhja 16-vjeçare, lidhja 17-vjeçare, lidhja 10-vjeçare, 8-vjeçare”, u shpreh Zaimina.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *