KreuCelebrity

Ledioni i shpall sfidë ndjekësve, shkak: Lori!

Komentohen secili për natyrën dhe atë çka përfaqësojnë, ashtu sikurse të gjithë fokusohen në momentet kur mblidhen të gjithë bashkë. Familjes Hoxha, prej kohësh i është bashkangjitur dhe imazhi i Ledionit, e nuk mund të themi se komentet për ta kanë qenë të pakta. Por, këtë herë Liço duket se i ka shpallur sfidë ndjekësve.

https://www.instagram.com/p/Bgt6d_MlJs8/

Ka qenë një darkë e përbashkët ajo që ka bashkuar Ledioni, Sarën, Lorin dhe Vis Bajraktaraj në një mbrëmje të vetme. Fillimisht, Lori ka postuar një foto krah Liços, duke shkruar poshtë: #kunetër. Kaq nuk i ka mjaftuar drejtuesit të ‘The Voice’, pasi të njejtin imazh e ka shpërndarë në profilin personal, me një tjetër përshkrim: “Kunata ime është më e mirë se e jotja”.

https://www.instagram.com/p/BgvklaSFWL7/

Komentet kanë qenë të shumta, ashtu sikurse nuk kanë munguar foto të motrave Hoxha së bashku. Nuk dihet nëse janë mbledhur për ndonjë rast në veçanti apo kjo ka qenë thjesht një organizim i radhës i familjes, por me aq sa shihet, duket se kanë kaluar një super mbrëmje. Sfidë e fortë kjo e Ledionit!

https://www.instagram.com/p/BgwGDWOgi9x/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF