KreuFashion

Si t’i zgjedhim fundet treçerekshe sipas formës së trupit

Fundet treçerekshe kanë një të mirë të madhe, por edhe një të metë të madhe: në se nga njëra anë janë shumë elegantë dhe femërorë, nga ana tjetër është e vërtetë që na bën të dukemi më të shkurtra pasi na pret këmbët. Si të zgjidhni modelin e duhur sipas siluetës suaj? Po ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë ta bëni vërtetë diferencën.

Trupi në formën e kohës së rërës: ata që kanë këto forma, pra shpatullat dhe vithet me të njëjtën gjatësi dhe belin shumë të hollë, me një fund treçerekësh do të nxirrte në paj akoma më mirë figurën e saj, prandaj të gjitha modelet i shkojnë.

Trup në formë drejtkëndori: një trup i tillë ka shpatullat, belin e vithet gati me të njëjtën gjerësi, prandaj përdorimi i një fundi treçerekësh do ta ndihmojë atë të krijojë disa kthesa në trup, duke nxjerrë më në pah belin. Për një trup të tillë duhen ato funde që kanë formën e shkronjës A.

Trupi në formën e mollës. Tipike e kësaj figure janë këmbët e holla dhe busti i plotë. E ashtu sikurse edhe trupi në formë drejtkëndori, edhe këtu duhet të krijojmë disa lakime në trup, prandaj modeli A është më i preferuari.

Trupi në formë ovale: në këtë rast është më mirë të shmangim veshjen e një fundi treçerekshe, pasi do të theksonin më shumë kilet e barkut.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF