KreuCelebrity

Sia vjen me këmbë të mbarë, ja dhurata speciale për Amin dhe familjen!

E vogla Sia është shndërruar në qendrën e vëmendjes të familjes Mamaqi. Që nga momenti kur Ami dhe Ermali dhanë lajmin e gëzueshëm për peitjen e ëmbël, e deri tek ardhja në jetë e Sias, gjithçka u ndoq pothuajse hap pas hapi nga portalet dhe fansat e çiftit. Tani, ka filluar periudha e dhuratave si për vogëlushen, ashtu dhe për Amin dhe pjesën tjetër të familjes.

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Toska ka marrë një dhuratë speciale nga stafi i biznesit të saj privat, një surprizë që e ka pritur me shumë emocion. Një kuti e paketuar, ku fshiheshin katër robdeshambër – tre të bardhë dhe një rozë. Të bardhët mbajnë secili të shkruar emrin e Ermalit, Amit dhe Joelit, ndërsa roza, atë të Sias. “Falemnderit. Ju dua”, ka shkruar Ami, duke iu referuar kështu stafit dhe kujdesit të këtyre të fundit për dhuratën speciale.

Duket se lindja e Sias është pritur me padurim nga të gjithë, pasi kjo nuk është surpriza e vetme që Ami ka marrë kohët e fundit. Jo më kot quhet ‘pritje e ëmbël’!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF