KreuCelebrity

Stërvitja jo gjithmonë të bën mirë dhe këta na e tregoi Angela Martini

Të jesh personazh publik, tashmë duket se ka marrë edhe kuptimin të qenit perfekt. Prandaj, për të pasur një trup të bukur, VIP-at nuk ndjekin vetëm dieta ushqimore, por bëjnë edhe shumë stërvitje. E ndërsa i shohim ashtu të kuruar, as që na shkon mendja tek peripecitë e tyre dhe problemet që i dalin ndërkohë që bëjnë fitness.

E një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur edhe Angela Martinit. Modelja ka postuar disa foto në Insta Story, ku tregon së është rrëzuar dhe ka pësuar disa gërvishtje në këmbë. Por veç kësaj, ajo ka ndrydhur edhe kyçin e këmbës e sigurisht që ka qenë një moment mjaft i dhimbshëm per Angelën.

Angela Martini është martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, në një ceremoni të fshehtë dhjetorin e kaluar. Që pas martese modelja duket se është tërhequr aktualisht nga profesioni i saj, për t’ju përkushtuar bashkëshortit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF