KreuCelebrity

33 vite dashuri, bashkëshortja e Robert Aliajt tregon historinë  e tyre

Një artis kontrovers si Robert Aliaj sigurisht që nuk mund të kishte një histori dashurie të zakonshme. E ftuar sot në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit, bashkëshortja e tij, Mimoza Dini ka treguar historinë  e tyre të dashurisë. “Roberti thotë se është dashuruar më mua që 7 vjeç dhe se shihte tek unë modelin e femrës. Këto gjëra m’i ka shprehur edhe mua, por ndoshta unë isha shumë naive për të kuptuar. Ai është vërtitur pothuajse 10 vjet rresh prapa meje, por nuk guxoi t’i shprehte ndjenjat e tij”, thotë Moza.

Por vështirësia më e madhe tyre do të ishte pranimi i Robertit në shtëpinë e Mozës. E kjo për arsye se prindërit e saj e kishin vënë re idenë opozitare të Bertit dhe kjo ishte një pengesë e madhe. Por gjithsesi kjo nuk i ndali dy të rinjtë aso kohe dhe luftuan për të qenë së bashku.

Berti dhe Moza kanë plot 27 vjet martesë dhe 33 vjet dashuri. Moza tregon se ai vazhdon të jetë njëlloj si në ditën e parë: adhuron bashkëshorten e tij, adhuron familjen e tij, i përulet dhe i përkushtohet deri në pikën e fundit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF