KreuCelebrity

Elvana sapo e konfirmoi, së shpejti me një këngë të re!

Rikthimi i saj në Shqipëri në fillim të shkurtit solli edhe lançimin e albumit të tretë. Këngët e reja mbanin emrin e Pirro Çakos dhe Elvanës e cila ishte kujdesur për tekstet në veçanti. Gjata premtoi se  puna e saj nuk do të ndalej me kaq, e sot sapo dha sinjalin e parë që ky do të jetë një premtim i mbajtur.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Këngëtarja ka publikuar një video-montazh të shkurtër, sfond i së cilës janë valët e detit. Duke iu bashkangjitur një imazh i ri i Elvanës, artistja ka shkruar në krah: “Së shpejti vjen kënga e re…” Nuk dihet asnjë detaj i mëtejshëm, por me aq sa mund të kuptojmë deri më tani, me siguri ky do të jetë një projekt i punuar enkas për periudhën e verës. Fansat kanë nisur menjëherë me komentet, ndërsa disa prej tyre mendojnë se sfondi i përdorur në videon e publikuar lidhet me ndonjë titull të mundshëm të këngës: ‘Oqean’, ‘Valët’ etj.

https://www.instagram.com/p/BgyEw6TFZlh/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa

Shumica janë shprehur se do të ishte më mir që kënga të realizohej në anglisht, e me aq sa ka thënë Elvana së fundmi, me siguri që do t’i përmbahet pikërisht kësaj gjuhe. Ky vjen si një projekt i dytë, që pas ‘Forever Is Over’ dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse kënga do të shoqërohet me ndonjë videoklip. Më në fund, do të dëgjojmë edhe më shumë nga Elvana!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF