KreuCelebrity

Jo në TV Klan, zbulohet televizioni ku do shfaqet emisioni i ri i Bes Kallakut dhe Erion Isait

Një ndër largimet më të bujshme të ‘Portokalli’ ishte Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Pak muaj më parë dyshja njoftuan se nuk do të ishin më pjesë e këtij spektakli të humori, e ndërsa lanë të nënkuptuar në pothuajse çdo dalje të tyre publike, se do të sillnin diçka ndryshe, sërish së bashku, por se nuk kishin asgjë konkrete.

Bashkëpunimi i suksesshëm me Ardit Gjebrean, si bashkëprezantues në festivalin e ‘Kënga Magjike’, u lexua se TV Klan do të ishte stacioni i tyre i radhës, por jo. Burime për Gazetën Ekspres, bëjnë me dije se Besi dhe Erioni do të shfaqen së shpejti në ekranin e Klan Plus, pjesë e TV Klan.

Nuk dihet asgjë konkrete se çfarë do të na sjellin dyshja e humorit, por suksesin e kanë të garantuar: janë dy personazhe shumë të dashura për publikun. Pra listës së personazheve që u larguan në Top Channel drejt Klan, sapo u bën edhe Besi dhe Erioni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF