KreuCelebrity

Kate Middleton në rolin e nënës, tregon momentin e preferuar me dy fëmijët e saj

Princ George dhe Princesha Charlotte duket se janë lënë në plan të dytë tashmë nga mediat, për shkak të dasmës së Meghan Markle dhe Princ Harry, por megjithatë Dukesha e Kembrixhit, Kate ka zbuluar një “sekret” të vogël nga marrëdhënia me to.


Për shkak të angazhimeve të shumta, udhëtimeve jashtë vendit, na është krijuar përshtypja se, ajo nuk kalon shumë kohë me dy fëmijët e saj, por e paskemi menduar shumë gabim. Gjatë vizitës së saj në Qendrën e Komunitetit të Shën Lukës me Princ William, ku po ndihmonin në përgatitjen e ushqimit për drekën e madhe të Commonwealth. Kate ka zbuluar se i pëlqejnë shumë momentet kur përgatit brumin e picës me George dhe Charlotte.

“Unë e kam bërë këtë me George dhe Charlotte. Ata duan shumë të bëjnë brumin e picës. E kanë shumë qejf se bëjnë duart pis”, u shpreh dukesha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF