KreuCelebrity

Mbetet sfidë e hapur? Duket se Luana e ka një përgjigje për Eva Muratin!

Fundjava që lamë pas solli jo pak lajme nga bota e shoubizit shqiptar. Ishte Eva Murati ajo që shprehu mendimin e saj lidhur me debatin e ashpër Mustafa Nano – Ilda Bejleri, duke thënë se kjo e fundit kishte mundësinë ta shprehte veten më mirë, kur vinte puna tek përgjigja kundrejt gazetarit. Por, Bejleri nuk ishte e vetmja moderatore që Eva përmendi në intervistë.

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Pyetur nëse do dëshironte të ishte pjesë e tregut muzikor si Luana Vjollca, Murati u shpreh se nuk kishte dëshirë të përfshihej në një fushë të tillë pa një projekt serioz, ashtu sikurse citoi: “Luana nuk është shembulli që do doja të ndiqja”. Kaq mjaftoi për t’u shndërruar në titullin kryesor të lajmeve të të shtunës nëpër portale, por duket se Luana e ka patur një përgjigje jo të drejtpërdrejt për Evën. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet në makinën e saj personale dhe është pikërisht përshkrimi ai që të lë të mendosh se fjalët e shkruara janë një qendrim ndaj opinionit të Muratit.

https://www.instagram.com/p/Bgg65cQH9zp/?hl=en&taken-by=luanavjollca

“Nëse do të garosh, më thuaj. Unë gjithsesi kam fituar”, është shprehja që Luana i ka bashkangjitur imazhit, e ndonëse për shumicën kjo është thjesht një tjetër frazë e përdorur nga moderatorja, dyshojmë se kjo është një kundërpërgjigje e pastër ndaj koleges së ekranit. Debatet mes personazheve sa vijnë e bëhen më të shpeshta…

https://www.instagram.com/p/BgwoaY5HOv0/?hl=en&taken-by=luanavjollca

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF