KreuCelebrity

Një ndër femrat më të pasura në botë, as Beyonce nuk i reziston një dyqani me ulje çmimi

Beyonce është një ndër këngëtaret më të famshme dhe këngët e shumta të saj i kanë sjellë fitime marramendëse, duke e bërë një ndër femrat më të pasura në botë. Veç kësaj ajo është e martuar me rreperin Jay Z, i cili gjithashtu ka një pasuri marramendëse, por kjo nuk do të thotë se pak kursim do të bënte keq gjithsesi.

Ndonëse shfaqet gjithmonë me veshje të stilistëve më me emër, as Beyonce nuk do t’i thoshte jo një dyqani me ulje çmimi. TMZ ka publikuar disa imazhe të saj që po bënte blerje në një dyqan në Los Angeles, e shoqëruara nga vajza e saj.

Ndonëse kishte shumë njerëz që i shihnin e fotografonin gjatë të gjithë kohës, Beyonce nuk është shqetësuar aspak, ndërsa ka mbushur karrocën plot me rrobat e preferuara të sajat dhe të bijës. Tani presim t’i shohim bukuroshet m rrobat e reja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF