Publikohet klipi zyrtar i këngës “Mall” 0 257

Disa ditë më parë Eugent Bushpepa na prezantoi me versionin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa sot është gati edhe klipi final i saj. Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.

Versioni final i këngës nuk u prit shumë mirë nga publiku si pasojë e disa ndryshimeve të vogla  në minutash dhe në ritmin e saj. Sipas fansave kënga kishte humbur fuqinë që kishte në versionin e Festivalit dhe duket monotone.

Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë. Bushpepa do të prezantojë Shqipërinë për të 15-in vit radhazi në skenën e festivalit më të rëndësishëm Europian.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *