“Spice Girls” rikthehen, por me një film të animuar

Gati një muaj më parë, vajzat e grupit “Spice Girls” njoftuan rikthimin e tyre. E ndërsa të gjithë prisnim ndonjë këngë të re nga vajzat, duket se rikthimi i tyre do të vijë në një mënyrë që as nuk na e kishte marrë mendja. Rikthimi i tyre nuk do të bëhet në skenë, por në ekranin e madh të kinemasë.

Sipas “Variety”, vajzat e grupit kanë hedhur idenë e një filmi të animuar, duke i huazuar zërin kukullave të animuara si: Sporty Spice, Baby Spice, Scary Spice,Ginger Spice dhe Posh Spice. Tema e filmit të propozuar do të jetë “girl poëer”, që ka shoqëruar gjithmonë sloganin e grupit.

Në film çdo vajzë do të ketë një superfuqi, të inspiruar nga personaliteti i secilës prej tyre. Sipas një burimi pranë grupit, vajzat kanë menduar që filmin ta prezantojnë në mbarë botën, duke qenë se ato kanë ende një popullaritet të jashtëzakonshëm, e pikërisht një gjë e tillë i nevojitet edhe Disney-t.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *