KreuKuzhine

Strudel me brokol e salçiçe

Strudeli me brokol e salçiçe është një pjatë shumë e shijshme e bërë me petë të mbushur me brokol së bashku me salçiçe të skuqur. Një pjatë të cilën me siguri do ta adhurojë e gjithë familja, prandaj ja ku e kenirecetën.

Përbërësit: 230 gramë petë, 50 gramë brokol, 350 gramë salçiçe të freskëta, vaj ulliri, hudhër, 1 karafil, kripë, 1 vezë.

Përgatitja: lajeni bokolin dhe lëreni të ziejë për disa minuta. Hidheni në një tigan dhe skuqeni butësisht me vej ulliri.

Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni edhe salçiçet me pak vaj dhe kur të ketë marrë ngjyrë të artë kalojeni tek brokoli dhe vazhdoni t’i gatuani së bashku me zjarr të ngadaltë për 15 minuta.

Rregullojeni me kripë dhe fikeni pasi të keni krijuar një masë jo të hollë. Lëreni të ftohet dhe përhapeni mbushjen në qendër të petës duke lënë boshllëk në anët dhe më pas mbyllini ato.

Lyjini ato me vaj në sipërfaqe, bëjini disa prerje të vogla dhe futini në furrë të piqen për 30 minuta me 200 gradë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF