7 ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga dhimbja e kokës

A vuani shpesh nga dhimbja e kokës? Ky shqetësim është shumë i shpeshtë dhe mund të përkeqësohet nëse jemi në stres. Puna në vende të mbyllura dhe jo të mirë ajrosura si dhe zakoni i keq i të pirit pak ujë, mund të jenë të tjerë faktorë rëndues që ndikojnë në dhimbjen e kokës. Stili i jetesës në fakt, dëshmon të jetë një ilaç i rëndësishëm e themelorë sa i përket të ndjerit më mirë nga njëra ditë në tjetrën, duke përmirësuar mirëqenien tonë të përditshme me thjeshtësi falë zakoneve të mira dhe mjeteve natyrore.

Çrregullimet që përgjithësisht përcaktohen si “dhimbje koke”, në fakt përmbajnë një univers shumë kompleks dhe të larmishëm. Shumë studime janë duke u zhvilluar ende në përpjekje për të sqaruar natyrën e sulmeve, të cilat mund të zgjasin disa ditë dhe përsëriten në mënyrë periodike. Shkaqet e dhimbjes nuk janë gjithmonë të qarta për t’u përcaktuar edhe nëse ato shpesh mund të përmbajnë aspekte psikologjike ose të lidhura me stresin. Por ajo që dihet deri më tani është edhe fakti se  dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga elemente që lidhen me të ushqyerit.

Cilat janë këto ushqime? Hulumtimet tregojnë se ushqimet që përmbajnë tiramine, e cila ndikon në lirimin e norepinephrine duke stimuluar rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut, mund të sjellin dhimbje koke. Ushqimet që duhet të shmangni në këtë rast janë: peshku dhe mishi i kuq, ekstraktet e majas, patatet, frutat, jo të gjithë natyrisht, në këtë kategori përqindja e tyraminës në fruta si avocado, kumbulla, fiq, fruta të thata dhe rrushi është më i lartë, çokollatat dhe alkooli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *