Angelina Jolie zyrtarisht në një lidhje të re dhe nuk është një aktorë 0 1183

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie e ka marrë zyrtarisht veten dhe tashmë duket se ajo del rregullisht me një mashkull tjetër. Para disa ditësh u tha se ajo po takonte aktorin Garrett Hedlund, gjë e cila duket të mos jetë e vërtetë. Angelina po del me një mashkull më të madh se ajo në moshë dhe mbi të gjitha po del me dikë që nuk ka asnjë lidhje me aktrimin.

“Brad dhe Angelina janë të dy shumë të fshehtë sa i përket lidhjeve të reja, por të dy kanë bëra hapa përpara. Angelina po del me një agjent pasurish të patundshme dhe nuk është në asnjë mënyrë një person i famshëm”, ka thënë një burim afër saj për Elle.

Nga ana tjetër edhe Pitt ka marrë në dorë jetën e tij. Ai gjithashtu po del me dikë, duke shmangur aktoret. Edhe meqë ra fjala, tashmë ka ardhur koha ta harrojmë një herë e mirë ribashkimin Brad dhe Angi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *