KreuCelebrity

Dikur një vogëlushe e ëmbël, sot një nga artistet më të njohura shqiptare…Cila është vajza në foto?

E kush nuk ndjen mall për fëmijërinë? Ndër periudhat më të ëmbla që kalojmë, aty ku kujtimet mblidhen të gjitha bashkë, për të na rikthyer pas në kohë vite më vonë. Pavarësisht moshës, të gjithë ndjehemi nostalgjik kur shohim imazhe që na sjellin në kujtesë vegjëlinë. Një moment të tillë ka përjetuar edhe Marsela Cibukaj, e cila pak ditë më parë festoi 34-vjetorin.

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj)

Në postimin e fundit, ajo shihet krah të atit dhe motrës së vogël, ndërsa foto është realizuar në ’93-shin, në Romë. “Mars, babi më i mirë në botë dhe Jona”, ka shkruar Cibukaj, ndërsa ka shtuar: “Gocat e babit”. Një moment i shkëputur nga një festë, kur Marsela ishte vetëm 9 vjeç – kështu e ka nisur këtë të hënë këngëtarja. Ndoshta, ditët post-ditëlindje e kanë bërë edhe më nostalgjike, e jo pa faj. Në atë datë aq speciale për të, artistja zbuloi dhe kuptimin e emrit, që lidhej më së miri jo vetëm me muajin mars, por dhe me ardhjen e pranverës.

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj)

Marsela nuk ka preferuar ta bëjë shumë publike jetën personale, por çaste si këto ajo i jep mundësinë ndjekësve të shohin diçka ndryshe edhe nga ky aspekt. Një imazh që ngjall vërtetë nostalgji, apo jo?

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF