KreuCelebrity

Pa reçipeta dhe tejet provokuese, rrallë e kemi parë kështu Elvanën!

Jo më larg se dje, Elvana dha një lajm të gëzueshëm për fansat: shumë shpëjt do të publikojë këngën e re, detaje të së cilës nuk janë zbuluar ende. Me në sfond valët e detit dhe foton e këngëtares, ishte kjo video që shoqëronte këtë të re nga Gjata. Aludimet filluan menjëherë, se kjo lidhej me ndonjë titull të mundshëm të këngës, ashtu sikursë nuk është çudi që të jetë ‘paralajmërimi’ i tematikës, që lidhet pikërisht me sezonin e verës.

https://www.instagram.com/p/BgyEw6TFZlh/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa

E nëse më parë kemi thënë që Elvana nuk është më aq aktive në rrjetët sociale sa dikur, këngëtarja sot vërtetoi të kundërtën. Pak orë më parë, ajo ka postuar një imazh krejt ndryshe. Nëpërmjet një ‘selfie’, duke se Gjata është fokusuar më së shumti tek zbulimi i gjoksit, duke sjellë një version krejt ndryshe të saj. Vëshur me të zeza dhe një kanatjere prej së cilës dallohet qartazi mungesa e reçipetave, Elvana duket tejet provokuese në këtë postim të fundit. Të jetë ky vallë një imazh i shkëputur nga seti i ri apo këngëtarja po përpiqet t’i mbajë ndjekësit sa më aktivë, pasi data e lançimit të projektit mund të jetë më e afërt nga se e mendojmë?

https://www.instagram.com/p/Bg02R8DlV1p/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa

Ende nuk dihet diçka konkrete, edhe pse vërehet që fansat po e presin me padurim këngën e Elvanës. Nuk mund të mungonte as një koment nga Ermali, i cili e ka komplimentuar artisten sipas mënyrës së tij…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF