KreuCelebrity

Blake Lively është e vartur pas një produkti në veçanti dhe nuk i vëmë faj…!

Shpesh, njerëz të ndryshëm vuajnë nga vartësia nga droga, alkooli apo lëndët narkotike në tërësi. Të tjerë, siç deklaroi ish-i dashuri i Rita Orës pak ditë më parë, bëhen të vartur nga seksi. E duke qenë se ky fenomen gjendet edhe më shpejt ndër personazhet e famshëm, ka qenë Blake Lively ajo që ka treguar se nuk mund të heq dorë nga diçka në veçanti.

https://www.instagram.com/p/BgjqNNcARsl/?hl=en&taken-by=blakelively

Duke marrë parasysh siluetën e saj dhe profiling tipik prej aktoreje që duhet marrë shembull, vështirë të besosh se ka nje mëkat të ëmbël që Blake e do aq shumë. Por, a mund t’i rezistojë ndokush kekëve të vegjël me çokollatë? Natyrisht, një pakicë e njerëzve nuk mund ta kuptojnë këtë pjesë, edhe pse ëmbëlsirat janë ato që gjithmonë përfshihen në listën e zezë të një diete të mirëkontrolluar. E sa për Blake, kjo e fundit duket se nuk e mposht dot dëshirën për të ëmblat.

https://www.instagram.com/p/BacQmm3AstY/?hl=en&taken-by=blakelively

Aktorja ka postuar në Instagram një foto, ku shihet duke parë një kuti me kekë të vegjël. Me humor, ajo shkruan: “Pse nuk mund të heq dorë nga ju?”, ndërsa fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke shprehur edhe një herë admirimin për artisten e preferuar. Format fizike të Lively vështirë se të drejtojnë vëmendjen tek kekët, por siç thonë dhe shkencëtarët: ndonjëherë është thjesht genetike!

A post shared by Blake Lively (@blakelively)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF